75 Mall Live Search
21:10 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Presion ndaj UEFA-s, kërkohet shtyrja e ndeshjeve të kampionatit evropian për vitin 2021

Ligat e futbollit evropian kanë treguar që do të kërkojnë nga UEFA që të shtyhen ndeshjet e evropianit për vitin 2021.

UEFA do të mbajë një mbledhje gjatë të martës ku do të mirren disa nga vendime, e në këtë mbledhje po kërkohet që përparësi t’i jipet ligave evropiane të futbollit pasi që janë duke humbur shumë të mëdha parash, shkruan IndeksOnline.

Kampionati evropian është planifikuar që të fillojë më 12 qershor mirëpo pas situatës së krijuar nga koronavirusi po kërkohet që ky kampionat të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Për arsye që t’i jipet më shumë hapsirë ndeshjeve të ligave evropiane, ku shumica prej tyre janë anuluar./IndeksOnline/.