75 Mall Live Search
19:42 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Kabashi paralajmëron se Ballkani mund ta fitojë titullin

UEFA pritet që të martën (17 mars) të dalë me vendim në lidhje me zhvillimin e “EURO 2020”, si dhe fatin e kampioneve te pezulluara nga anëtaret e saj.

Një mundësi reale është edhe ajo e përfundimit të parakohshëm të këtyre kampionateve, me ç’rast do të përfitonin skuadrat lidere për t’u shpallur kampion.

Në këtë rast, në Kosovë i bie që kampion të shapllet skuadra e Ballkanit, pasi kryeson renditjen tabelare në Superligë.

Për këtë gjë, si duket ka reaguar edhe Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili i ka paraprirë një vendimi të tillë.

“Lori e qoj kupën, përshëndetje miq”, ka shkruar Kabashi në postimin e tij.