Kumbulla e Rrahmani të paralajmëruar, shoku i skuadrës rezulton pozitiv

Marash Kumbulla e Amir
Rrahmani me siguri nuk do të flenë aq të qetë këto net, të paktën deri më datën
25 mars.
Klubi i dy futbollistëve shqiptarë, Hellas Verona, ka bërë të
ditur se një nga lojtarët e saj ka rezultuar pozitiv në testimin e fundit që u
është bërë.
E gjithë skuadra e Veronës kishte hyrë në karantinë pasi disa
futbollistë të Sampdorias, ekipit që kishin ndeshur së fundmi, kishin rezultuar
pozitiv ndaj koronavirusit. Sot ka rezultuar se mesfushori i veronezëve, Matia
Zakanji, është i infektuar gjithashtu.
“Hellas Verona komunikon se Matia Zakanji i është nënshtruar
kontrolleve mjekësore që kanë sinjalizuar se është pozitiv ndaj koronavirus
COVID -19. Futbollisti, ashtu si e gjithë skuadra, do të zgjatë qëndrimin e tij
në izolim në shtëpi deri në datën 25 mars, duke vazhduar të jetë i monitoruar.
Zakanji është mirë, në ditët e kaluara ka pasur vetëm pak temperaturë”,
shkruhet në njoftimin e klubit italian.