“Plisat” bëjnë thirrje për kujdes dhe qëndrim në shtëpi, shkaku i koronavirusit

Tifo-grupi i tifozëve nga Prishtina, “Plisat” kanë bërë një thirrje për tifozët e tyre por edhe për gjith qytetarët e tjerë.
“Po është e vërtetë që po na “hanë” shpija, besa na ka marrë malli me knu për Prishtinën, me i vizitu të afërmit, me pi kafe me shoqni, por për të mirën e të gjithëve, t’i sakrifikojmë daljet ditore”, kanë shkruar “Plisat”.
Kjo thirrje e “Plisave” po besohet që është thirrje mjaftë e rëndësishme pasi që vetëm gjatë ditës së sotme në Kosovë janë shtuar edhe katër raste tjera me koronavirus, ku dy nga to ishin për shkak të kontaktit./IndeksOnline/.
