75 Mall Live Search
19:13 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: UEFA shtyn finalen e Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës

UEFA sot (e hënë) ka marrë vendimin për të shtyrë finalen e Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që të gjitha ligat evropiane të shtyhen, ndërsa javën e kaluar ishte konfirmuar se finalja e Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës do zhvilloheshin në muajin maj.

Fillimisht, finalet ishin shtyrë për muajin qershor (normalisht luhen në maj), por duket se kjo kohë nuk do të jetë e mjaftueshme.

“Si pasojë e krizës së koronavirusit, UEFA ka shtyrë edhe formalisht finalet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve (vashat). Nuk ka vendim për datën e ardhshme” thuhet në njoftimin e UEFA, transmeton IndeksOnline.

Tashmë duhet të pritet për publikimin e datave të reja nga UEFA, rreth finaleve për garat më prestigjioze në futbollin evropian me skuadra.IndeksOnline/