Vigan Qorrolli: IKSHP s’mund të ndalojë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme

Analisti, Vigan Qorroli është deklaruar në lidhje me mundësinë e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për të votuar mocionin e mosbesimit për qeverinë Kurti, në kohën kur vendi po përballet me koronavirus, si pasojë e të cilit deri më tash 35 persona janë infektuar dhe një ka vdekur.
Ai ka thënë se mbajtja e seancës, më së voni të mërkurën, është një çështje, jo kushtetuese, jo çështje morali në kohën kur IKSHPK dhe koronavirusi po përdoren si mish për top në betejen ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Sipas logjikës së shëndosh nuk mundet IKSHPK të ndalojë mbajtjen e një seance parlamentare dhe të vendos mbi Kushtetutën e Kosovës. Nëse duan ta mbajnë qeverinë për moral, ta dështojnë mocionin me votim kundër- derisa një mocion tjetër sipas Kushtetuës mund të mbahet vetëm pas 90 ditëve. Këtu mund të zbatojnë idenë e solidaritetit me qytetarë dhe jo të bëjnë politikë në kohë vdekjesh prej pandemisë më të keqe në 100 vjet e mbrapa”, ka thënë Qorrolli.