LDK i beson BE-së dhe SHBA-ve: Ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të, s’kanë legjitimitet të flasin e veprojnë në emër të Kosovës

Isa Mustafa përmes një postimi ka thënë se LDK i beson BE-së dhe SHBA-ve.
Ai tha se kemi të drejtë të zhgënjehemi në BE-në dhe në disa vende të BE-së për mosliberalizim të vizave, por zhgënjimi nuk është humbje e besimit, dhe se ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të, nuk kanë legjitimitet të flasin dhe veprojnë në emër të shtetit të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Ardhmëria e Kosovës është dhe mbetet në integrimet evropiane
dhe euroatlantike. Anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe në miqësi e partneritet të
ngushtë me SHBA-të.
Kemi të drejtë të zhgënjehemi në BE-në dhe në disa vende të
BE-së për mosliberalizim të vizave. Kemi të drejtë, po ashtu, të shprehim
shqetësimin tonë sesi do ta drejtojë dialogun perfaqësuesi i lartë i BE-së,
Borell, i cili Serbinë e cilëson shtet, kurse Kosovën, vetëm, vend që nuk e
kanë njohur edhe 5 shtete të BE-së. Ose se, a është më i qëlluari i tij, z.
Lajçak, që kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, ai që do të jetë
neutral në ndërmjetësimin e dialogut. Ose a është raportuesja për Kosovën në
Parlamentin Evropian, raportuese për krejtë Kosovën apo raportuese e një partie
politike të majtë, ashtu siç po sillet!?
Zhgënjimi nuk është humbje e besimit. Besimi në BE dhe
institucionet e saj qëndron në orientimin tonë të paluhatshëm dhe pa
alternativë të integrimit tonë evropian. Një mik imi thoshte, “edhe nëse na
largojnë nga dera, ne hyjmë nga dritarja”.
Askush nuk mund të na largojë nga bindjet dhe përkatësia jonë
evropiane dhe euroatlantike. Edhe pa liberalizim të vizave, ne jemi këtu,
brenda kufijve evropian, bashkëpunojmë me vendet anëtare të BE-së,
institucionet e saja, me Partitë Popullore Evropiane (EPP), dhe nuk ndalemi së
punuari për të drejtat tona dhe vizionin tonë si qytetarë evropian. Nuk i
ndryshojmë bindjet tona politike, si bindje demokratike që janë themeli ynë!
Relacionet , qëndrimet politike dhe besimi në BE-në dhe
SHBA-të, qëndrojnë në doktrinën tonë properëndimore. Ato nuk janë fluskula të
politikave ditore, se kush është me Thaçin e kush me Kurtin.
Interpretimi i tillë është mënyra më primitive dhe më
diletante e rezonimit politik, i kujdoqoftë ai. Edhe i ndonjë diplomati që
bindjet e veta i ndërton në ndeja, darka e dreka,me ata që i pēlqenë dhe i
flasin ashtu siç ai/ajo do të dëshironte të dëgjoj. I disa mediave apo pjese të
shoqerisë civile. I militantëve partiak dhe “rebelëve” partiak.
LDK i beson BE-së, sepse e konsideron shtëpi të vetën
politike, demokratike dhe ekonomike. Jo se BE është e përkryar.
LDK ka besim të palëkundur në partneritetin e përhershëm me
SHBA-të, si aleat strategjik i saj. Beson në shtetin dhe popullin amerikan, që
e shpëtoi Kosovën në kohët më vështira. Beson se me SHBA-të, e në bashkëpunim
me BE-në mund të përmbyllet procesi i dialogut me njohje reciproke.
Ndajmë bindjen se ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të,
nuk kanë legjitimitet të flasin dhe veprojnë në emër të shtetit të Kosovës.
LDK ka dije, kuadro dhe vizion të drejtoj shtetin, të luftoj
Pandeminë e pamërshishme, të ballafaqohet me pasojat ekonomike dhe sociale të
Covid-19 si dhe të avancoj vendin në rrugën tonë evropiane. Shtëpia nuk mbahet
pa miq, thoshte Presidenti Historik, Dr. Rugova ; andaj LDK është garancioni
për përparim në partneritet, në BE, gjithsesi, me SHBA domosdo. IM