Kalimi në Inter? Messi: “Gënjeshtër”

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka përgënjeshtruar zërat se do të braktisë klubin.
Messi në Instagram ndau pohimin e disa burimeve se po shkonte në Inter me një koment se është lajm i rremë.
Argjentinasi tha se është gënjeshtër edhe ajo se kalon në Newell’s Old Boys.
“Mirë është se askush nuk beson në to”, shkroi Messi.
Ai përgënjeshtroi edhe informacionet se ka dhënë para për kaucion për ish-futbollistin brazilian Ronaldinho.
Para do kohe u paraqitën zëra se Messi do të braktisë klubin për shkak të problemeve me udhëheqësinë. /IndeksOnline/