Digjen pyjet në Llaushë

Një person nga Llausha e Podujevës ka informuar policinë se pylli i tij është përfshirë në zjarr.
Sipas ankuesit, janë djegur rreth 3 hektar pyll, transmeton IndeksOnline.
Njësia policore ka shoqëruar një të dyshuar mashkull, i cili ka deklaruar se zjarri ka ardhur si pasoj e djegies së disa mbeturinave dhe më pas ka përfshirë pyllin e ankuesit.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./IndeksOnline/