75 Mall Live Search
23:08 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

E vërteta del në shesh, ja si Mourinho e tradhtoi Liverpoolin

Jose Mourinho ka bërë histori, në të gjitha klubet që ka drejtuar. Me siguri, e ka arritur këtë përmes rezultateve pozitive dhe trofeve, por edhe falë karakterit të tij provokues, tepër mediatik.

Portugezi e nisi rrugëtimin e menaxhimit, për të kapur deri majat, në periudhën 2002-2004, sa drejtoi Porton.

Me skuadrën e vendit të tij fitoi Championsin e parë. Aty mori famë, sa për t’u transferuar direkt në Londër, në stolin e Chelseat.

Historia e dyfishtë e “Special One” me blutë e Londrës dihet tashmë. Megjithatë, para se të firmoste në fillim me manjatin rus, Roman Abramovich, portugezi kishte arritur marrëveshjen paraprake me Liverpoolin.

Atje, kishte rënë dakord të pasonte Gerard Houllier. Ishin paratë e pafund, të ofruara nga presidenti i Chelsea, ato që ia ndërruan mendjen. Thënë ndryshe, iu doli nga fjala “Reds” dhe shkoi te klubi i veriut të Londrës.