E hodhën në mbeturina çmimin e fituar nga KOK-u, asnjë reagim nga FFK

Ditë më parë në mediat kosovare u publikua një fotografi ku shihet cmimi i dhënë nga Komitetiti Olimpik i Kosovës për FFK në mbeturina.
Këtë cmim FFK e kishte falë kombëtares së Kosovës, e cila u zgjodh si kombëtarja më e mirë për vitin që lamë pas në ceremoninë e laureatëve të vitit, të organizuar nga KOK-u pikërisht këtë vit.

Kanë kaluar disa ditë dhe FFK nuk ka dhënë asnjë arsyetim se si ky cmim ka përfunduar në mbeturina në qytetin e Gjilanit.
KP ka provuar të kontaktoj me dy palët, si KOK ashtu edhe FFK nuk janë përgjigjur redaksinë së sportit.