Nënkryetarja e VV-së: Qeveria Kurti 2 po vjen!

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet LDK-së dhe AAK-së.
Ajo tha se nuk është kurrë vonë me u “korit” dhe se tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale përfundimisht ka shpërfaqur pafytyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Vërtet, kurrë nuk është vonë me u korritë.
Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e
pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi paftyrësinë e ish-pushtetarëve dhe
moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve.
Kanë pak kohë në dispozicion dhe duan të kryejnë punë. Por
koha nuk punon për ata.
QEVERIA KURTI 2 po vjen!