AC Milan dëshiron yllin e Arsenalit, pritet të bëhet shkëmbim i futbollistëve

AC Milan ka shprehur gadishmërin që të lejojnë transferimin e futbollistit të tyre Franck Kessie te Arsenali, kurse nga Arsenal në formë shkëmbimi të marrin Lucas Torreiran.
Skuadra e Arsenalit synon të përforcoj mesfushën gjatë verës pasi që pritet edhe largimi i Daniel Ceballos drejt Real Madridit, transmeton IndeksOnline.
Londinezët raportohet që janë të gatshëm të paguajnë 22 milionë euro për futbollistin e Milanit.
Kurse skuadra italiane nuk ka shprehur interesim që ta shesin atë por dëshirojnë të bëjnë një shkëmbin lojtarësh./IndeksOnline/.