75 Mall Live Search
13:37 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

20 vjet AAK, Haradinaj: Përkundër sfidave, ne qëndruam konsistent para interesave të shtetit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në një konferencë për media, në 20-vjetorin e AAK-së, ku ka përshkruar ecjen e partisë në periudhën prej dy dekadave.

Haradinaj ka theksuar se AAK ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e proceseve politike në Kosovë gjatë shtetndërtimit, duke u njohur për konsistencën e saj në mbrojtjen e shtetit dhe kombit.

Ai ka përmendur dy mandatet e qeverisjes qendrore, ku ka udhëhequr AAK për sukseset e shënuara, si dhe qeverisjet e bashkëqeverisjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës.

Fjalimi i plotë i Haradinajt:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot i ka mbushur 20 vjet. Qindra mijëra aktivistë, anëtarë e simpatizantë për 20 vjet me radhë e kanë bërë Aleancën, pjesë të historisë politike të Kosovës, të pluralizmit e vendimmarrjes politike, por edhe subjekt të rëndësishëm në shtetbërjën e Kosovës.

E sfiduar që prej themelimit të saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në jëtën e vet politike, ka qenë pjesëmarrëse e të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova, që nga shërimi i plagëve të luftës, shpallja e pavarësisë, e deri te ndërtimi i kapaciteteve shtetërore të Kosovës.

E shquar për konsistencën e saj, Aleanca ka qëndruar fuqishëm në mbrojtjen e instersave nacionale e shtetërore të Kosovës, duke u rreshtuar në kursin e vlerave e të parimeve propërendimore e veriatlantike.

Ajo në dy mandate ka udhëhequr me qeverinë e vendit, në vitin 2004 dhe në vitin 2017. Në mandatin e parë të Aleancës në Qeverinë e Kosovës,  për të parën herë në histori është krijuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Drejtësisë, kompetëncë e marrur nga UNMIK-u. Poashtu nën drejtimin e Aleancës në vitin 2004, Qveria ka vendosur themelet e  pavarësisë në ardhje të Kosovës , (standardet para statusit) gjë e cila edhe ka kulmuar me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me 2008.

Gjatë qeverisjes së mandatit të fundit, qeveria nën drejtimin e saj, ka bërë të mundur, krijimin e ushtrisë së Kosovës, realizimin e të drejtës pronësore mbi TREPCËN, pavarësimin energjetik,  rikthimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, ndaljen e skenarëve për prekjen e kufijve dhe copëtimin e vendit.

Edhe në planin lokal. AAK, ka qenë ndër partitë më të suksesshme. Ajo ka qeverisur ose bashkëqeverisur, pothuaj me të gjitha komunat e Kosovës. Kontributi i saj në qeverisjen lokale, ka qenë i një rëndësie jetike për qytetarin. Sot, Aleanca udheheq me 7 komuna, dhe bashkëqeveris me pokaq.

Por pasuria më e madhe e AAK për këto 20 vjet, kanë qenë anëtarët dhe përkrahësit  e saj besnikë të cilët nuk jan lëkundur asnjëherë duke besuar në vizionin dhe politikën e Aleancës. Njerëz të moshave e profileve të ndryshme, që janë shumë e që vazhdimisht kanë ardhur duke u shtuar. Një falëndërim dhe mirënjohje për secilin veç e veç.

Me besim në Zot, Aleanca i qëndron besnike Shtetit e Atdheut, familjes e pronës private që është e shenjtë,

Besnike ndaj jetës, të drejtës dhe lirisë së individit.

E udhëhequr nga vlerat tradicionale shqiptare e me orientim euroatlantik.

Gjithmonë për ligj e drejtësi të barabartë për të gjithë.

Te Shqiptarët thonë se shpija është e zotit dhe e mikut…Prandaj Kosova sa është e jona është edhe e miqve, e Amerikës dhe e Evropës. Kosovën e kemi bërë bashkë dhe bashkë do ta forcojmë