75 Mall Live Search
14:31 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Abrashi: Lista Serbe do të ketë të njëjtën fuqi politike si në Qeverinë Kurti

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Arban Abrashi, në një konferencë për media ka thënë se dje në mbledhje e LDK-së është diskutuar në formatin e Qeverisë Hoti dhe se nuk është diskutuar për përbërjen  e kësaj qeverie.

Tutje ai tha se kanë arritur marrëveshje me Lisën Serbe, e cila do të ketë të njëjtat kompetenca si në Qeverinë e Kurtit.

“Me Listën Serbe kemi arrit marrëveshje e cila do të ketë të njëjtat kompetenca të garantuar me kushtetutën e Kosovës, ata do të marrin pak a shumë po aq fuqi politikë sa kanë pas në Qeverinë Kurti”.

“Ne nuk shohim se ka indikacione të shkohet në zgjedhje. Kjo kohë do të shërbejë në dobi tonën, ne do ti shfrytëzojmë për hartimin e programit, do të i detajizojmë ato”, u shpreh Abrashi./Indeksonline/