Pacolli: Prapë më kërcënoi Xhelali me arrestim nëse shkoj në Parlament

Deputeti dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka kërcënuar me arrestim nëse shkon në Kuvendin e Kosovës.
Pacolli ka shkruar në Twitter se kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989 kur është suprimuar dhunshëm autonomia e Kosovës në ish-Jugosllavi, raporton Gazeta Express.
“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme më ka këcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989. Qeveria është përgjegjëse para Parlamentit, jo deputetët ndaj qeverisë. Demokracia duhet të triumfojë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.