75 Mall Live Search
22:15 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Manchester United heq dorë nga Sancho, do ta transferojnë vitin e ardhshëm

Efektet e koronavirusit në buxhetin e klubit e kanë bërë të pamundur transferimin e Jadon Sanchos këtë verë.

Siç raporton The Mirror, Manchester United nuk do ta transferojë Jadon Sanchon këtë verë.

Sancho është objektivi kryesorë i Djajve të Kuq dhe për një kohë të gjatë është spekuluar për transferimin e tij në Old Trafford.

Por impakti financiar i koronavirusit ka bërë të pamundur që United ta transferojë Sanchon këtë verë dhe Djajtë e Kuq do të synojnë transferimin e tij verën e ardhshme ose në janar. /IndeksOnline/