Sejdiu: Tek Drenica gjendja është stabile, të rikthehet futbolli sa më parë

Shumë skuadra janë në gjendje jo të mirë financiare, dhe ditë më parë është raportuar se e njëjtë gjë po i ndodh edhe skuadrës së Drenicës, shkruan
Mirëpo është edhe trajneri Gani Sejdiu, i cili mohon të ketë ndodhur një gjë e tille tek skuadra e Drenicës.
Sipas tij gjendja është stabile dhe drejtuesit kanë kryer obligimet për lojtarët dhe stafin përkatës.
“Gjendja është shumë stabile, sa i përket organizimit sepse klubi është duke i kryer të gjitha obligimet ndaj stafit dhe lojtarëve me paga si dhe me ndihma tjera, kështu që më vjen keq kur lexoj se Drenica është në mesin e skuadrave që nuk i kanë kryer obligimet ndaj lojtarëve, kjo nuk është aspak e vërtetë’, tha për IndeksOnline.
Tutje Sejdiu shtoi se së bashku me stafin kishin planifikuar të nisin ushtrimet pikërisht këtë javë, mirëpo duket se një gjë e tillë është e pamundur.
“Ne kemi planifikuar që këtë javë ti fillojmë
stërvitjet, fillimisht me grupe duke ju përmbajtur rregullave, e pastaj me tërë
ekipin në atë javën e fundit para ndeshjes së parë. Por pasi dje nga takimi në
FFK nuk morëm asnjë përgjigje në këtë aspekt, atëherë unë mendo që para
fillimit të vazhdimit të kampionatit, ne duhet të kemi në dispozicion një
mini-fazë përgatitore, përndryshe do ti rrezikojmë shumë lojtarët nga lëndimet
e që mund të na kushtojë shumë”, theksoi ai
Sa i përket ritkhimit të futbollit, Sejdiu u shpreh se vendimin për këtë duhet ta
marrë FFK, duke respektuar të gjitha udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë si
dhe të Institutit kombëtar.
“Zgjidhjen për vazhdimin e kampionatit do i lë Federatës, sipas mundësive që do të imponohen dhe me këtë rast unë mendoj se të gjithë duhet pranuar me sportivitet çfarëdo vendimi që do të merret sepse vijnë nga gjendja e jashtëzakonshëm”, përfundoi Sejdiu.
Kujtojmë që FFK së bashku me Ministrinë e Sportit i është drejtuar me një shkresë zyrtare IKSHP-së dhe Ministrisë së shëndetësisë në mënyrë që t’iu lejohet sa më parë të nisin aktivitetet./IndeksOnlnine/