75 Mall Live Search
18:16 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

Vdes Little Richard, themeluesi i Rock and roll

Little Richard, një nga muzikantët më me ndikim në rock and roll, ka vdekur në moshën 78 vjecare.

Lajmin për CNN e ka konfirmuar Dick Alen, ish- agjenti i tij.

Alen tha se ai vdiq në Nashville, ku pranë kishte vëllanë dhe djalin e tij, ndërsa thotë se shkaku i vdekjes së tij është i lidhur me kancerin e kockave.

I njohur si themeluesi i rock and roll, Little Richard bëri famë me një varg hitesh klasike, duke përfshirë edhe solon e tij të parë ‘Tutti Frutti’ në 1956.

Kjo këngë u pasua nga ‘Long Tall Sally’, ‘Rip It Up’, ‘Lucille’ dhe ‘Good Golly’ ‘Miss Molly’ , gjithçka që erdhi për një periudhë prej dy vitesh.

Koncerti i tij i fundit u mbajt në Tenesi në gusht të vitit 2014./Indeksonline/