75 Mall Live Search
12:46 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Arsenal në kontakte me lojtarin e Kosovës

Anëtari i kombëtares së Kosovës, Ismet Lushaku vazhdon të kontaktohet nga Arsenal, përkundër se një marrëveshjeve mes palëve dështoi së fundmi.

Pasi Mikel Arteta u infektua me Covid-19, Arsenal nuk arritën të mbyllin marrëveshje me ‘diamantin kosovar’.

Londinezët vazhdojnë të kontaktojnë me Ismet Lushakun, 19 vjeçarin e Kosovës.

Marrëveshja pritet të arrihet menjëherë pas daljes nga kriza e pandemisë.

Kujtojmë, Lushaku kishte debutuar në ekipin e parë të Kosovë në janar të këtij viti në ndeshje ndaj Suedisë, takim ky të cilin e humbëm me rezultatin 1:0 në Doha të Katarit.