Muharremaj në teren, në përpjekje ta mbajë Suharekën të pastër

Aktivitetet e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt nuk po ndalen.
Dje kishte dalë për të pastruar ambientin, ndërsa sot tregon që po pastrohet shtrati i lumit në Gelancë, shkruan Indeksonline.
Ai thotë që është e rëndësishmë që të mos hedhim mbeturina në këto hapësira.
Postimi i plotë:
Po pastrohet shtrati i lumit në Gelancë dhe kjo natyrisht do të ndikoj në ambient. ?
Është e rëndësishme që mos të hudhim mbeturina në këto hapsira.
Ne do të vazhdojmë me punë dhe angazhimi nuk do të mungoj.