75 Mall Live Search
18:02 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

Hoxha: FFK të merr vendim sa më parë, Ballkani meriton titullin për këto arsyeje

Janë bërë sot 60 ditë që nga dita e pezullimit të futbollit kosovar nga Qeveria e Kosovës si shkak i përhapjesë së pandemisë së koroanvirusit.

Por situatë më ndryshe qëndron në rajon por edhe në Evropë ku kjo situatë ka filluar të sqarohet pasi kampionatet në shumë vende tashmë vetëm kanë një datë për rifillim, shkruan OLLE.

Situata e krijuar po vazhdon t’i lodh futbollistët kosovarë që po stërviten individualisht në kushte shtëpie.

Futbollisti i njohur, Arbër Hoxha i Ballkanit ka thënë se aktualisht nuk ka kushte adekuate për zhvillimin e kampionatit.

Ndërsa ka thënë se meritojnë të jenë kampion të Kosovë në rast se anulohet kampionati, që sipas tij e kanë qenë mjaft bindëse.

Kampionati? “Me shumë gjasa nuk do të zhvillohet. Mendimi im është se nuk ka kushte adekuate për t’u zhvilluar më tutje sepse ka shumë faktor dhe nuk është vetëm një. Vendet e rajonit kemi parë që do të rinisin garat por kemi dallim në kushte në nesh dhe tyre. Unë personalisht them që Federata duhet të merr një vendim sa më të shpejt për t’i orientuar skuadrat se çfarë të bëjnë”.

Titulli? Për këtë çështje të titullit mendoj që ne duhet të stolisemi me të sepse ka shumë faktor që e meritojmë të jemi kampion. Nuk është vetëm ajo se kemi marr primatin në javët e fundit, por jemi aty qe një kohë të gjatë dhe ishim mjaft bindës në lojë që kemi treguar pasi kemi aplikuar një futboll ofanziv me shumë raste e tempo të lojës të nivelit të ligave më të forta”.

Mbijetesa? “Për këtë çështje mendoj që edhe edicionin e ardhshëm të jetë Superliga me 12 skuadra. Këtë vit nga liga të bien dy skuadra dhe dy të tjera të inkuadrohen nga Liga e parë”.

Deklaratat e kundërshtarëve? “Secili ka të drejt të i shpreh mendimet e tyre lidhur me atë se meriton Ballkani titullin apo jo”.