Rooney: Ky ishte gabimi më i madh i Manchesterit, e dëmtoi skuadrën

Wayne Rooney beson se Manchester United bëri një gabim të madh kur shkarkuan Louis van Gaal.
Ish sulmuesi i United ka përshkruar holandezin si menaxherin më të mirë me të cilin ka punuar ndonjëherë, dhe është i bindur që vendimi i skuadrës për të shkarkuar atë më pak se 24 orë pasi fitoi Kupën FA në maj 2016 ishte një gabim i madh.
“Unë u shkatërrova kur Louis u shkarkua. Për mua, ishte një gëzim absolut të punoja me të”, ka thënë sulmuesi anglez.

“Ne duhet ta kishim mbajtur atë për një sezon të tretë. Do të kishim qenë shumë më të fortë”.
“Ndjeva se gjërat po përmirësoheshin dhe lojtarët filluan ta kuptojnë vizionin e tij. Në ato dy vjet kam mësuar më shumë sesa nën ndonjë trajner tjetër”.

“Kjo është arsyeja pse unë do të jem përgjithmonë mirënjohës ndaj tij. Jo vetëm që më ka bërë kapiten, por edhe për gjithë besimin që ai kishte tek unë”.
“Ne nuk kishim skuadrën më të mirë në ligë sidoqoftë, por nuk mund të përballonim të kishim të lënduar 12 lojtarë”, ka thënë ndër të tjerash Rooney.
Van Gaal u shkarkua për t’i lënë vendin e lirë Jose Mourinhos që me Manchesterin fitoi Europa Ligën. /IndeksOnline/