Curri: Ballkani ka stërvit para një muaji

Ndihmës trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka thënë se Ballkani ka stërvitur qe një muaj duke i shkelur rregullat.
Në emisionin “Sports Show” ai ka thënë se skuadra nga Suhareka ka stërvitur në grupe jashtë stadiumit.
“Ne kemi informacione se skuadra e Ballkanit ka stërvitur qe një muaj. Ata kanë stërvitur jashtë stadiumit duke u mbrojtur që të mos kapen nga kamerat”, ka thënë Curri.
Ai ka thënë se skuadra e Prishtinës ka vrapuar në grupe të vogla derisa nuk ka kryer stërvitje. /IndeksOnline/