75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Rikthehet Ronaldo, pas 72 ditëve

Cristiano Ronaldo ka arritur sot në ambientet e skuadrës së Juventusit, pas plot 72 ditëve.

Ylli portugez është parë sot në qendrën sportive “Continassa”. CR7 do të fillojë sot stërvitjet pasi ka kaluar me sukses testet fizike.

Superylli portugez zgjodhi të kalojë izolimin për shkak të pandemisë koronavirus në shtëpinë e tij në Madeira.

Në qendrën Coninassa sot janë parë edhe Sarri, Nedved, Bentancur, De Sciglio, Cuadrado, Bonucci, Buffon, Ramsey, Bernardeschi dhe Pjanic./Indeksonline/