75 Mall Live Search
23:52 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Rama njofton rregullat e karantinës për fundjavën: Ta kaloni sa më qetë

Fundjava nuk do të ndryshojë. Rregullat do të jenë të njëjta për 5 bashkitë që janë ende zona të kuqe dhe për këtë ka ndikuar fakti që këtë javë ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me COVID.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e stome se kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara pa asnjë ndryshim. “Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë” tha ai.

Por cilat janë rregullat? Të shtunën dhe të dielën pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30.

 Të dielën të gjitha mbyllur. Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 5 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë. Ndërkohë sa i përket ditëve të tjera të javës në zonat e kuqe lëvizja lejohet deri në 21:00.