20:39 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

A do paguanit 20 milionë $ për një targë ‘F1’ ?

Sa keni paguar për makinën tuaj të fundit? Në fakt, sa keni paguar për shtëpinë tuaj të re? Tani që keni këto figura në mendje, mendoni se dikush pritet shumë shpejt të shpenzojë 20 milionë dollarë në një targë të makinës. Po, një targë! Dhe jo, nuk është e bërë prej ari.

Afzhal Khan është njeriu që qëndron pas këtij reklamimi në internet për targën e tij, të cilën e kishte blerë më parë për 619,000 dollarë, shkruan IndeksOnline.

Pllaka e tipit Euro-style aktualisht është e vendosur në Bugatti Veyron dhe përmban dy shkronja në kornizën me ngjyrë të verdhë, që lexon “F1” si në Formula 1.