23:33 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / OSH

A do ta “çrrezikojë” “Europa Nostra” Manastirin e Deçanit?

Me alkool në dorë e tavolinën plot, delegacioni i organizatës “Europa Nostra” kaluan mirë në darkë me klerikun Sava Janjiq në Manastirin e Deçanit.Por, të buzëqeshur si në fotografi nuk dolën nga takimi që e patën me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, ku u diskutua pikërisht për manastirin.Ne fakt, prania e Klan Kosovës ua ngrysi edhe më shumë fytyrat, andaj me ngulm kërkuan që të mos intervistohen.

Kryetari Ramosaj shpreson që edhe pritja që ky ua bëri të mërkurën t’u ketë pëlqyer, derisa tha se ai ishte i qetë.Ramosaj pohoi se me mysafirët nuk u pajtuan për asgjë, pasi qëllimi ishte veç sqarimi për disa pika që, sipas tij, “Europa Nostra” i ka keqkuptuar kur vendosi që Manastirin e Deçanit ta cilësojë ndër monumentet e rrezikuara në Europë në vitin 2021.

Kryetari Ramosaj, duke mos dhënë emra, tha se situata me manastirin po i pëlqen dikujt.Ky tha se objektiv e ka shfrytëzimin e resurseve te Deçanit që gjendet kah manastiri dhe që këtë u mundua t’ua shpjegojë të ardhurve./klankosova