17:10 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

A do të debutojë Ronaldo për Juventusin në Serie A këtë fundjavë?

Debutimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi mund të vonohet, pasi që fillimi i sezonit të ri në Serie A mund të shtyhet pas shembjes së urës në Genoa.

Njësitet e emergjencës kanë deklaruar se 39 njerëz kanë vdekur pas shembjes së urës në fjalë.

Kjo ngjarje tragjike ndodhi në mëngjesin e së martës, teksa bëhet e ditur se numri i viktimave mund të rritet tutje, transmeton IndeksOnline.

Serie A tashmë i ka shtyer ndeshjet, Sampdoria – Fiorentina si dhe Milan – Genoa shkaku i këtij incidenti tragjik.

Juventusi do të përballet me Chievon këtë fundjavë, derisa Ronaldo mund të debutojë si lojtari më i ri i Juventusit.

Por, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ka konfirmuar se Juventusi nuk dëshiron të luajë.

”Kam biseduar me Agnellin, ai më tregoi se Juventusi nuk dëshiron të luajë. Është e pamundur që të mendojmë rreth futbollit”./IndeksOnline/