09:22 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

A do të luajë Myrto Uzuni, sonte, kundër Barcelonës?

Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja midis Barcelonës dhe Ferencvarosit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Te klubi i Ferencvarosit luan shqiptari, Myrto Uzuni, transmeton Indeksonline.

Në media ka qarkulluar një lajm se Uzuni është i infektuar me koronavirusin  dhe nuk do të luajë sonte.

Por, kjo nuk është konfirmuar nga klubi i Ferencvarosit, i cili nuk ka dhënë ndonjë sqarim rreth kësaj.

Mbetet të shihet sonte nëse Uzuni do të jetë me skuadrën e tij./Indeksonline/