10:05 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

A do të qëndrojë De Gea te Man Unitedi pas kalimit të Courtois te Real Madridi?

Manchester Unitedi është i bindur se David De Gea do të nënshkruajë kontratë të re afat-gjate në ”Old Trafford”.

Kontrata aktuale e 27-vjeçare skadon në vitin e ardhshëm, dhe Man Unitedi e ka opsionin e zgjatjes së kësaj kontrata edhe për një sezon.

Klubi nga Mançesteri pritet t’i fillojë bisedimet me përfaqësuesit e portierit spanjoll dhe gjasat e tyre janë rritur pasi Real Madridi e transferoi Thibaut Courtois nga Chelsea.

Real Madridi ka qenë i lidhur me transferimin e De Geas që nga viti 2015, transmeton IndeksOnline.

De Gea iu bashkua iu bashkua Man Unitedit nga Atletico Madridi për shumën e 18.9 milionë funteve, dhe ai e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit katër herë te Man Unitedi që nga ajo kohë.

Ai u rikthye në aksion për ”Djajtë e Kuq” në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Premie League ndaj Leicester Cityt duke bërë dy pritje mahnitëse./IndeksOnline/