14:04 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

A do të vazhdojë Dior Zabërgja me Arbërinë? – Tregon vetë lojtari

Skuadra më simpatike sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës pa dyshim se do të jetë klubi nga Dobraja e Lipjanit, Arbëria.

Ata për herë të parë do të luajnë në Superligën e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Por, ende nuk e dihet se a do të ketë në skuadër mesfushorin e njohur, Dior Zabërgja.

Në një prononcim për Sportin në Indeksonline, Zabërgja ka thënë se ende nuk e di se nëse do të luajë në Arbëri sezonin e ardhshëm.

“Po, ashtu është, nga sezoni i ri KF Arberia do të garojë në Superligë. Nuk e di a do te jem pjesë e saj në sezonin e ri, është ende herët te vendosi. Besoj që pasi do flas me drejtuesit do te vendosi” , u shpreh ai fillimisht.  Më pas, ai tregoi se nuk ka ende ndonjë ofertë direkte nga një klub tjetër dhe se në fund të këtij muaji vendos për të ardhmen e tij.

“Vetëm disa kontakte indirekte, por  siç thashë është ende herët, besoj deri nga fundi i këtij muaji do vendosi për të ardhmen”, përfundoi Zabërgja./Indeksonline/