22:23 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

A e dini pse ka familje që lindin vetëm djem ose vetëm vajza?

Ka studime që flasin për disa lloj “ndihmash” për të pasur një bebe të gjinisë së dëshiruar, si ushqimi, data e konceptimit, mosha e nënës kur konceptohet fëmija etj.

Familja Underdahl sa i ka dhënë mirëseardhjen bebes së tyre, Aurealia Marie Ann. Lajmi nuk duket i befasishëm, një lindje më shumë. Por, në fakt, ky është një rast shumë i veçantë, Marie Ann është vajza e parë që vjen në familje, pasi për 100 vite ka pasur vetëm lindje djemsh.

Nuk është rast i rrallë, ka familje që nuk vjen asesi një bebe e gjinisë së dëshiruar pasi që shtatëzani pas shtatëzanie, gjinia e bebes është gjithmonë e njëjte, percjell Bs.

Pse ndodhë kjo?

A ekziston një predispozitë gjenetike që te lindin vetëm vajza apo vetëm djem në një familje ?

Ashton Underdahl, një nënë e lumtur, ka shpjeguar se gjithmonë e ka ditur se historia familjare e burrit të tij ka pasur gjithmonë vetëm djem në familje. Aq kurioze u dukej kjo histori sa kishin filluar të krijojnë një pemë gjenealogjike duke kërkuar lindjen e një vajze dhe nuk e kanë gjetur deri tek në vitin e largët 1914.

Ky rast nuk është rast i izoluar sepse ka me mijëra familje që në një familje të caktuar lindin ose vetëm djem ose vetëm vajza.

A është kjo vetëm rastësi apo ka tendencë gjenetike?

Në fakt, për ekspertët gjenetika nuk influencon aspak në gjininë e fëmijës, pra mund të thuhet se kjo është e determinuar nga fati