08:05 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

A është dimri i vërtet në këtë muaj? Kështu janë temperaturat për këto ditë!

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën e të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut, kurse në viset malore reshje shiu të përziera me borë.

Sipas një njoftimi të IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike do të vazhdoj të bije nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimi me shpejtësi mbi 13m/s”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

Temat: