21:08 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

A është Haskuka “me krahun e Kurtit” apo me “krahun” tjetër? (Video)

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, që është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se edhe pse shpendët kanë dy krahë për të fluturuar, ky subjekt politik e ka vetëm një.

“Edhe pse shpendët kanë dy krahë për të fluturuar, Vetëvendosja e  ka vetëm një krah”, tha Haskuka.

Ai për Kurtin tha se e kanë kryetar të zemrave, ndërsa shtoi se nuk beson që ka krahë të ndryshme në Vetëvendosje, vetëm se, sipas tij, ka mendime të ndryshme brenda një organizatave që ka shumë mendime për cështje të ndryshme.

Për ta kuptuar përgjigjen e plotë të Haskukës, ndiqeni videon në vazhdim nga minuta 03:40.