14:45 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

A është ky biznesmeni 50 vjeçar rus me të cilin u fejua Adelina Tahiri ? (Foto)

Mbrëmë Adelina Tahiri i dha fund beqarisë, ajo u fejua me të dashurin e saj, të cilin edhe më tej vazhdon ta fsheh nga publiku.

Por Indeksonline ka zbuluar se kush është ky person. Ai quhet Sergej Samsonenko dhe është nga Rusia, është pronar i një sërë biznesesh në Maqedoni, mes të cilave edhe hotelit RUSIA, sallës “Jane Sandanski” në komunën e Aerodromit, zinxhirin e bastoreve BET City Ballkan dhe kompani të tjera. Benefitet e tyre të përbashkëta arrijnë deri në dhjetëra miliona euro në vit.

Ndryshe Sergej është 50 vjeçar, kurse Adelina është 26 vjeçare. Gjithsesi presim të shohim nëse ky është më të vërtetë personi që ia ka rrëmbyer zemrën këngëtares shqiptare./Indeksonline/