15:10 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

A është ky goli më i shpejtë në histori të kosovarëve? Muriqi e shënon në Turqi (Video)

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës vazhdon me formë fenomenale edhe në klubin turk, Rizespor. 

Vedat Muriqi ka shënuar një gol në sekondën e 20’të në takimin Istanbulspor – Rizespor, shkruan IndeksOnline. 

Kosovari për mrekulli i bëri presion portierit kundërshtar Kocuk, i cili gaboi në fund dhe Muriqi shënoi për 1 me 0. 

Nuk ka informacion zyrtar, por ndoshta ky është goli më i shpejtë që është shënuar nga futbollistët kosovar!./IndeksOnline/