22:25 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

A i “selektoi” FFK klubet me “vitrat” e Bajramit?

Gjatë ditës së sotme është raportuar se FFK ka ndarë nga 15.000 euro për klubet e Superligës një natë para Bajramit.

Indeksonline ka kontaktuar me drejtuesit e disa skuadrave të Superligës, por përgjigja nuk ka qenë e njetë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se deri në këto momente nuk ka arritur asnjë cent në llogarinë e tyre.

Jo tash e pash Llapi as një cent deri në këto momente nuk e kemi marrë, unë veç neper portale e pash se iu kanë nda klubeve. Kjo vlerë është qesharake ku Uefa 2.2 milonë i ka parapa për Covid 19 ndërsa këta na ndajnë siç po thuhet nga 15000 euro që është prapë një lojë e vazhduar që është duke e aplikuar qeverisja në krye me Agim Ademin dhe Eroll Salihun që po mundohen të na mbyllin sytë me këto mjete ku as për së afërmi nuk na ndihmojnë ta kalojmë këtë krizë financiare tek klubet“, ka th, ka thënë Batatina.

Në anën tjetër drejtuesit e Trepça ’89 pranojnë se i kanë marrë mjetet por thonë se mungon transparenca pasi që UEFA ka dhuruar më shumë për klubet.

Po kanë ardhë mjetet në llogari të Trepça ’89 gjatë ditës së sotme. Por unë mendoj se Federata duhet me qenë më transparente e me na treguar sepse ne kemi kërkuar gjatë gjithë kohës ndihmë dhe këto mjete nuk janë të mjaftueshme. Dihet se UEFA ka ndarë mjete dhe këto nuk janë as për “vitra”“, ka thënë Presidenti i Trepça ’89, Abedin Zeka.

Zyrtarët e financave te Prishtina ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim nëse mjetet kanë arritur pasi që administrata e klubit nuk ka punuar gjatë ditës së sotme për shkak të festës së Bajramit.

Indeksonline merr vesh nga burime brenda KF Drenicës se edhe skuadra nga Skenderaj i ka pranuar mjetet. /IndeksOnline/