23:58 / E Enjte, 12 Maj 2022 / OSH

A ishte ndeshja më e mirë në pasluftën e basketbollit kosovar? Trepça 2-0 në gjysëmfinalen me Pejën

Trepça ka fituar me rezultat 107-105 ndaj Pejës në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, duke amrrë kështu kryesimin 2-0 në serinë e gjysmëfinaleve të play-offit.

Ndeshja ishte e zjarrtë në “Minatori”, e po aq i zjarrtë edhe rezultati.Pas 40 minutave, në semafor figuronin shifrat 84:84, teksa ndeshja shkoi në vazhdim.

Iahte Edwards që realizoi një treshe në momentet e fundit, duke e çuar ndeshjen në vazhdime, çka bëri që tifozët vendas të hynin në parket.

E fituesi nuk u caktua as pas pesë minutave të vazhdimeve, teksa rezultati ishte 95:95. Në vazhdimin e dytë, Edwards humbi dy gjuajtje të lira e lojtari i Pejës, Albin Berisha humbi mundësinë nga një tre-pikësh të fitojë lojën për “Shqiponjat” Ndeshja e parë e zhvilluar në “Minatori” u mbyll me fitoren e Trepçës.

Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe të këtij edicioni. Ndeshjet e radhës zhvillohen në “Karagaçi” të Pejës ku pritet një dramë e vërtetë basketbollistike.