A jeni të gatshme për të nisur fëmijë? Kuptoni përmes këtij shkrimi
Përderisa 50 vite më parë ekzistonte një shpresë se amësia ishte një përparim i natyrshëm për gratë, por kjo nuk është njësoj edhe në ditët e sotme.
Pra, nëse nuk jeni plotësisht i sigurt nëse doni të keni fëmijë, apo jo, si mund të zgjedhjen e duhur për këtë çështje kaq të rëndësishme.
Kjo çështje është trajtuar në një libër të ri për nëna e titulluar “A është për mua?”, nga psikoterapeutja, Denise Carlini, e lindur në Detroit, e cila u frymëzuar nga procesi i saj për të vendosur nëse ajo donte fëmijë.
“Ne shpresuam që kjo do të ndihmonte gratë që nuk ishin të sigurta të vendosin përpara se mosha e tyre bilologjike të kufizonte mundësitë e tyre”, tha Denise për Femail.
“Ne gjithashtu donim të normalizohemi se kjo është një zgjedhje për gratë duan dhe mund të bëjnë”, ka thënë më tutje ajo, transmeton Indeksonline.
“Disa nuk e vënë në dyshim këtë gjë dhe nuk do e lënë atë deri sa të jetë tepër vonë”, ka shpjeguar ajo.
“Disa presin deri sa koha të vendos vet për ta. E turpshme për mosnjohjen ose dijen se sa i rëndësishme është fëmija në jetë”.
- Mos lejoni që rrethanat tjera personale të ndikojnë në vendim
kur përpiqeni të merrni vendimin, mund të shpenzoni shumë kohë duke shikuar praktika të tilla si financat ose sa kohë keni që jeni me atë partner, gjë që në fakt mund t’ju ngatërrojë dhe të largoheni nga çështja reale dhe të shtyni vendimin.
Sigurisht që këto rrethana duhet të trajtohen, por në fund pasi të qartësoni nëse brenda jush ekziston dëshira për të lindur fëmijë.
- Mos u ndieni të turpëruara
Shumë gra ndihen të vetmuara dhe kanë shumë turp kur nuk mund të vendosin nëse duan apo jo fëmijë.
Në këtë mënyrë ato mendojnë se kanë diçka të gabuar tek vetja, pasi nuk janë të vendosura dhe ndihen të pafuqishme për t’u bërë nënë.
- Shuaj frikën tuaj
Frika luan një rol të madh që të jeni të pavendosur. Shumica janë të natyrshme dhe duhet të pranohen, ndërsa disa frika tjera duhet të eksplorohen dhe të shkatërrohen”, shpjegoi Denise.
Më të zakonshme janë frika e jetesës së keqe, frika e marrjes së vendimit të gabuar, frika e humbjes së një partneri apo marrëdhënies që shndërrohet në kaos.
“Në vend që të shpërfillni një frikë, më e rëndësishme është të zbuloni nga vjen kjo frikë.
- Vendosni dhe pranoni vendimin tuaj
Zgjidhja është e pashmangshme. Prandaj, është mirë që kur të vendosni nëse doni apo jo fëmijë ajo zgjedhje të jetë e sigurt.
Ju nuk do të dini saktësisht se çfarë duhet dhe do të brengoseni derisa ta keni zbuluar dëshirën tuaj të vërtetë. Në këtë mënyrë edhe do të gjeni qetësinë./Indeksonline/