16:24 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

A ka “bir nane” që e ndal këtë Juventus? Plot yje, plot zgjedhje

Juventusi do të jetë skuadra ndoshta favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve. Kampionët e Italisë kanë bërë një skuadër të frikshme e cila do të jetë zor e përballueshme për secilën skuadër. Allegri ka arritur të krijojë dy formacione me lojtarët që ka.

Blerja e Ronaldos, Bonuccit, Canceslos, Can e Douglas Costas ka bërë që Juve të cilësohet si favorite aboslute në Serie A dhe kësaj radhe edhe në Ligën e Kampionëve.

Mjafton të shikosh lojtarët e bankës rezervë për të pare se Juve ka fuqi të madhe në cilën fazë. 221 milionë euro i ka kushtuar Juves merkato, por e cila duket se ia ka vlejtur./Indeksonline/

Temat: