13:54 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / B O

A ka përfunduar karriera e Agueros? Flasin ekspertët

Kun Aguero do të jetë për 3 muaj jashtë fushave pasi u diagnostifikua me aritmi.

Si ndikon një sëmundje si kjo tek një atlet profesionist 33-vjeçar? A do të mund të rikthehet më në fushë?

Ekspertët kanë thënë se brenda 3 muajve do të vlerësohet gjendja shëndetësore e futbollistit.

Aritmia nuk është sëmundje aq e rrezikshme, por rreziku është se mund të përsëritet.

Në rast se Agueros do ti përsëritet në 3 muajt e ardhshëm, do ta ketë të vështirë vazhdimin e karrierës.

Agüero i është nënshtruar një diagnoze dhe procesi terapeutik nga Dr. Josep Brugada .

Efektiviteti i trajtimit do të vlerësohet për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij./Indeksonline/