13:21 / E Premte, 22 Janar 2021 / A. A

A keni parë ndonjëherë gol të shënuar nga dy futbollistë?

Një gol interesant është shënuar në Serien B të Italisë.

Në takimin Reggina – Cittadella, Alessio Vita dhe Roberto Ogunseye së bashku qëlluan topin që përfundoi në rrjetë.

Zyrtarët e takimit kishin dyshime se kujt duhej t’i regjistrohej zyrtarisht goli, shkruan Indeksonline.

Ai iu shënua sulmuesit italian Roberto Ogunseye. Cittadella, ku luan edhe portieri shqiptar Elhan Kastrati fitoi ndeshjen 2-0.

/Indeksonline/