11:57 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

A kishte paralajmëruar Rexhep Selimi n’2015-ën ngjarjen që ndodhi dje?

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi kishte kundërshtuar ashpër krijimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Republikës.  Në një video, të bërë më 3 gusht 2015, ai ishte shfaqur tejet i nervozuar në njërën prej seancave parlamentare.

Derisa kërkonte që mos të votohej rezoluta që do ta favozironte Serbinë, deputetët e PDK-së i bënin zhurmë duke rrahur tavolinat, për ta mos lejuar Selimin të flas më shumë.

Mos lejoni të vazhdon kjo seancë apo të votohet kjo rezolutë. Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se kjo rezolutë është kundër pavarësisë së Kosovës. Mos e lejoni se dikur t’i bijm pishman por do të jetë vonë. Do të duhej të ruajm pavarësinë e Kosovës ashtu sic e kemi shpall”, ishte deklarata e Selimit.

Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes dje përmes një shkrimi në “Facebook” u deklaru për kërkesën e deputetëve rreth zhbërjes së Ligjit për Gjykatën Speciale, shkruan Indeksonline

Postimi i plotë:

Kush është PËR dhe kush është KUNDËR Gjykatës Speciale u pa me votë më 3 Gusht 2015.

LËVIZJA VETËVENDOSJE e ka deshmu ,

nuk po kuptoj qfar po dojn sontë ata që ishin pro !

Rexhep Selimi