23:05 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

A mu rujt prej virusit apo prej minusit?

Coronavirusi – Masat ekonomike të shteteve

GJERMANIA
▪️500 miliard euro kredi në dispozicion për bizneset e prekura nga coronavirusi, nëpërmjet Bankës Shtetërore të Zhvillimit (KfW)
▪️Shtyerje e pagesës së taksave disa miliarda euro.
▪️Kompenzim i pagave të puntorëve të cilët janë liruar në shtëpi nga punëdhësit e tyre, strategji e njohur si “Kurzarbeitergeld” që aplikohet gjatë një krize financiare duke ndaluar rritjen e papunsisë, kosto totale e të cilës kapë 8 miliardë euro të ndaea nga buxheti i shtetit.

FRANCA
▪️Presidenti Emmanuel Macron premtoi mbështetje “pa kufi” buxhetore për puntorët dhe kompanitë e prekura nga Coronavirusi, plan që pritet të kushtojë 45 miliardë euro.
▪️300 miliardë euro kredi të garantuara në dispozicion të bizneseve për t’u ringritur nga kriza.
▪️Fond solidar për menaxhuar shtresën më të goditur nga kjo krizë, qytetarët e thjeshtë.

Shqipëria
▪️25 milionë dollar për luftën në vijën e zjarrit që vihen në dispozicion të MSh për pajisje.
▪️100 milionë dollar për kompanitë që kanë vështirësi në pagimin e pagave.
▪️65 milionë dollar për personat më në nevojë, për biznesin e vogël, për papunësinë.
▪️10 mld lekë për garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat
▪️Do të fshihen kamat vonesat për debitorët deri në 150 milion dollar për dritat e ujin, përfitojë 211 mijë familje.
▪️Do të ricaktohet koha e deklarimit të tatim fitimit për të gjithë bizneset nga 20 deri në 140 mijë dollar për xhiro.

KOSOVA
▪️U premtua shtyerja e pagesave të kësteve të kredive deri më 30 prill – vetëm spektakël mediatik, asgjë s’po zbatohet në praktikë.
▪️U premtua shtyerja e pagesës së obligimeve tatimore deri më 30 prill – aty nuk përfshihet kontributi pensional i puntorëve.
▪️0 euro për kompanitë që kanë vështirësi për pagat
▪️0 euro për biznesin e vogël, për t’u mbrojtur nga papunësia.
▪️0 euro garanci kredie për bizneset për t’u rimëkembur nga kriza.
▪️Asnjë plan afat-mesën dhe afat-gjatë kur dihet se kjo krizë do ketë efekt të gjatë në ekonominë tonë të dobët.
▪️Lojëra politike në mes të krizës – qytetari dhe bizneset mbeten pa adresë dhe pa shpresë.
▪️Ekonomia dhe shteti në prag të kolapsit ekonomik – më i rrezikshëm se Coronavirusi.

Faleminderit parti e politikanë – Qytetarët dhe bizneset nuk kanë pasur nevojë edhe për një stres tjetër, nga që aktualisht janë mjaft të stresuar se si do t’i kryejnë pagesat me 0 cent të ardhura.