16:59 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

A nevojiten gomat dimërore nëse makina është 4X4?

Nëse jeni fans i madh i makinave që tërheqin me katër rrota si alternativë ndaj gomave të dimrit, atëherë ky testim ka një dozë zhgënjimi për ju.

Të gjithë e njohim dikë që mendon se 4X4 i tyre nuk ka nevojë për goma dimërore. Tire Reviews ka publikuar një video të re që tregon dallime të theksuara midis një 4X4 në goma tipike verore dhe një makine që tërheq me dy rrota në goma dimri.

Testimi është bërë në dy modele BMW X1. Makina e cila tërheq me dy rrotat e përparme është e pajisur me goma të dimrit ‘Goodyear UltraGrip Performance’ , ndërsa makina që tërheq me katër rrota përdor rrotat fantastike ‘Eagle F1 Asymmetic 3’. /IndeksOnline/