11:03 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

A po bashkohet Aida Dërguti me Nismën për Kosovën?

Deputetja  Aida Dërguti gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se tashmë largohet nga çdo post të cilin kishte në Lëvizjen Vetëvendosje.

Zhvillimet e fundit në Vetëvendosje, nxorën në pah edhe mosmarrëveshjet në mes anëtarëve të kësaj partie, shkruan Indeksonline.

E ditë më parë në media të shumta është rapotuar për një kalim të mundshëm të Dërgutit në partinë ‘Nisma për Kosovën’.

Sot Dërguti është pritur në hollin e Kuvendit të Kosovës pikërisht nga shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, njëherësh një ndër figurat e para të kësaj partie, Billal Sherifi.

Duhet përkujtuar që Aida Dërguti ishte pjesë e luftës së UÇK-së, dhe njihet si krah i luftës, e një kalim i tillë edh do të ishte i mundshëm./Indeksonline/