13:39 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

A po ndikon Beogradi edhe në votat e deputetëve kosovar për mosvotim të demarkacionit?

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi mund të mos marrë sot ‘dritën jeshile’ nga Parlamenti pasi është deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Ramiz Kelmendi i cili ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme.

Kelmendi në një emision televiziv tha se me votën pro kësaj çështje ndihet e kërcënuar e gjithë familja e tij.

Shtrohet pyetja, se përpos Listës Srpska, a është duke ndikuar Beogradi zyrtar edhe tek deputetët kosovar, respektivisht tek deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi.

Ky i fundit, që zotëron kompaninë e njohur “Elkos”, para dy vitesh kishte ftuar në villen e tij krerët e partive politike që të kalohet çështja e demarkacionit i cili hap rrugën e heqjes së vizave për gjithë qytetarët e Republikës.

Ndryshe, kohë më parë Kelmendi ishte akuzuar nga një deputet i Kuvendit të Kosovës se po ia mbush arkën pare Serbisë.

“Mu m’thojnë pse keni biznese, e këta e kanë marrë zëvendës kryeministër Ramiz Kelmendin. Ai bën evazion fiskal, ia mbush arkën Serbisë dhe destimulon prodhime vendore. Mos na shitini fore këtu”, kishte thënë deputeti nga radhët e PDK-së, Shaip Muja. /Indeksonline/