75 Mall Live Search
13:17 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

AAK-së i rikthehet njëri prej themeluesve të saj [Foto]

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se sot partisë së tij i është kthyer njëri  prej themeluesve të saj, Arzen Bytyqi.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se AAK gjithmonë i ka dyert e hapura për njerëzit e mirë dhe punëtorë të Kosovës, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë:

Radhëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është rikthyer, Arzen Bytyqi, njëri prej themeluesve të saj.

AAK-ja, çdoherë, i ka dyert hapur për të gjithë njerëzit e mirë e punëtorë të Kosovës.

Arzenit i dëshiroj mirëseardhje dhe punë të mbarë. RH./Indeksonline/