11:39 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aaron Wan-Bissaka tregon pse është quajtur “Merimanga” në debutimin e tij me Manchester United

Aaron Wan-Bissaka u bë lojtari i pestë më i shtrenjtë në historinë e Manchester United pas përfundimit të transferimit të tij prej 50 milionë dollarësh nga Crystal Palace, transmeton Indeksonline.

Vetëm Paul Pogba, Romelu Lukaku, Angel Di Maria dhe Fred kanë kushtuar më shumë.

Kjo ishte një sasi shumë e madhe e të hollave për 21-vjeçarin.

Wan-Bissaka ka pasur vetëm një sezon të plotë në Premier League megjithatë, shfaqjet e tij ndikuan që të marrë lavdata të mëdha si nga ekipi po ashtu edhe nga tifozët.

“Aaron është një nga mbrojtësit më të mirë në Premier League,” tha trajneri i United Ole Gunnar Solskjaer.

“Aaroni është një lojtar i ri, i uritur dhe i etur për të mësuar dhe kjo është e rëndësishme në moshën e tij”.

Një video e postuar na tregon se pse ai ka marrë nofkën ‘Merimanga’.

“Marimanga” ka të bëjë me gamën dhe gjatësinë e këmbëve të mia, kur unë po duroj për të trajtuar topin, shpjegoi Wan-Bissaka më herët këtë verë, këtu vjen pseudonimi./Indeksonline/.